10 shtetet e mëdha që u zhdukën gjatë shekullit XX

7-238x300Shtete të reja janë shfaqur në mënyrë të papritur dhe konstante. Në fillim të shek XX, kishte vetëm disa shtete të pavarura sovrane; sot, janë afërsisht 200! Në momentin që një komb krijohet, ai ka tendencën të vazhdojë të ekzistojë, dhe në mënyrë analoge zhdukja e një kombi është disi e pazakontë. Kjo ka ndodhur disa herë gjatë shekullit të kaluar. Në momentin që zhduken, ato zhduken tërësisht nga “faqja e tokës”: qeveria, flamuri dhe gjithçka tjetër. Më poshtë, pa një rend specifik, jepen dhjetë kombet që dikur patën momentet e tyre të lavdishme, por tashmë nuk ekzistojnë më. Marrim rastin e Gjermanisë Lindore, u nda nga komunistët prej Gjermanisë perëndimore. Me ideologjinë e tyre, komunistët arritën të bënin që Gjermania lindore të ishte komplet ndryshe nga motra e saj perëndimore. Rënia e Murit famëkeq dhe, bashkë me të, largimi i Bashkimit Sovjetik i dha fund këtij eksperimenti të dështuar komunist. Por një tjetër “komb” që u zhduk është edhe Bashkimi Sovjetik. Bashkimi Sovjetik ekzistoi për shtatë dekada duke shkaktuar dëme të jashtëzakonshme, deri në rënien e tij në 1991.

 

10. Gjermania Lindore 1949 – 1990

E krijuar nga Sektori i Kontrollit Sovjet të Gjermanisë pas Luftës II Botërore, Gjermania Lindore ishte shumë e njohur për Murin e saj të Berlinit dhe tendencën për të vrarë njerëzit që tentonin ta kalonin atë. Është tjetër gjë të vrasësh të huajt që përpiqen të hyjnë në shtetin tënd në mënyrë ilegale; në rastin konkret ata ishin qytetarë gjermanë.  Pak më i madh se një shtet sovjet satelitor, rënia e Murit famëkeq dhe, bashkë me të, largimi i Bashkimit Sovjetik i dha fund këtij eksperimenti të dështuar komunist, dhe Gjermani Lindore filloi të integrohej në pjesën tjetër të Gjermanisë në vitin 1990. Meqenëse Gjermania Lindore ishte shumë prapa ekonomikisht nga pjesa tjetër e Gjermanisë, integrimi i saj me perëndimin pothuajse e falimentoi Gjermaninë.

 

9. Çekosllovakia 1918 – 1992

Krijuar nga mbetjet e Perandorisë së vjetër Austro–Hungareze, gjatë ekzistencës së saj, Çekosllovakia ishte një nga vendet më të mira dhe të pakta të Europës, që arriti të ruante demokracinë përpara Luftës II Botërore. E tradhtuar nga Anglia dhe Franca në Mynih, në Mars të 1939 ajo u pushtua tërësisht nga Gjermanët dhe u zhduk nga harta. Më vonë u pushtua nga Sovjetët, që e kthyen atë në një shtet tjetër vasal të Bashkimit Sovjetik deri në kolapsin e tij në 1991. Në atë kohë, ajo e ristabilizoi veten si vend tërësisht demokratik. Ky do kishte qenë fundi i historisë, nëse sllavët etnikë në Lindje nuk do kishin kërkuar të ishin shtet i pavarur, duke e ndarë Çekosllovakinë në dy pjesë në 1922. Sot, ajo ekziston si Republika Çeke në perëndim, dhe kombi i Sllovakisë në lindje.

 

8. Jugosllavia 1918 – 1992 (Republika Jugosllave)

Jugosllavia ishte gjithashtu një produkt i ndarjes së Perandorisë Austro – Hungareze pas Luftës I Botërore. E krijuar nga pjesë të Hungarisë dhe shteti original i Serbisë, fatkeqësisht, ajo mbajti si formë qeverisëse monarkinë autokratike, deri në momentin që Nazistët pushtuan vendin në 1941, pas së cilës u bë një posedim i Gjermanisë. Me rënien e Nazizmit në 1945, Jugosllavia arriti të shmangte pushtimin Sovjet por jo Komunizmin, duke u vënë nën diktaturën socialiste të Josip Titos, lideri i Ushtrisë Partizane gjatë Luftës II Botërore. Ajo mbeti Republikë Autoritare Socialiste deri në 1992, kur tensione të brendshme çuan në shpërthimin e Luftës Civile. Vendi u nda në shtatë kombe më të vogla (Slloveni, Kroaci, Bosnje, Serbi, Maqedoni, Kosovë dhe Mal i Zi).

 

7. Austro–Hungaria 1867–1918

Nga të gjitha vendet që dolën humbëse pas Luftës së Parë Botërore dhe patën vështirësi ekonomike dhe deri diku gjeografike, askush nuk pësoi më shumë humbje se Perandoria e fuqishme Austro–Hungareze. Pas shpërbërjes së ish–perandorisë së madhe, u krijuan shtetet moderne të Austrisë, Hungarisë, Çekosllovakisë dhe Jugosllavisë, pjesë të së cilës i kaluan Italisë, Polonisë dhe Rumanisë. Pse ajo u shpërbë, ndryshe nga fqinji i saj gjerman? Për shkak të mungesës së identitetit dhe gjuhës së përbashkët, pasi në të kishte grupe të ndryshme etnike dhe fetare që kishin pak ose aspak lidhje me njëra–tjetrën. Në fakt, ajo kaloi në një shkallë të lartë atë që Jugosllavia pësoi, kur u gjend e shkatërruar nga fryma nacionaliste.

 

 6. Tibeti 1913 – 1951

Edhe pse vendi i njohur i Tibetit ka ekzistuar prej mijëra vitesh, ai arriti të bëhej një shtet i pavarur vetëm në 1913. Nën tutelën paqësore të Dalai Lamas, Tibeti u përplas me Kinën Komuniste në 1951, dhe u pushtua nga forcat Maoiste, duke i dhënë fund qeverisjes së tij të shkurtër si shtet sovran. Kina pushtoi një pjesë të madhe të territorit të Tibetit përgjatë viteve ’50, deri në 1959 kur vendi u rebelua, që rezultoi në shkëputjen e qeverisë së Tibetit nga Kina. Kjo i dha fund shtetit dhe e ktheu atë në një rajon, më tepër se në një komb. Sot ai është një pikë turistike tërheqëse për qeverinë kineze, edhe pse akoma ka probleme me Beijingun, për shkak të këmbënguljes që t’i jepet sërish pavarësia.

 

5. Vietnami Jugor 1955 – 1975

I krijuar nga dëbimi me forcë i francezëve nga Indo–Kina në 1954, dikush vendosi se do të ishte një ide e mirë që Vietnami të ndahej në dy pjesë, duke bërë që të krijohej veriu komunist dhe jugu pseudo–demokrat. Kjo ndarje u shoqërua me luftë ndërmjet dy pjesëve, që çoi në përfshirjen e SHBA në konflikt, duke rezultuar në një nga luftërat më të ashpra dhe të kushtueshme në historinë amerikane. Pas dështimit për të bashkuar vendin, Amerika la Vietnamin Jugor të mbrohej vetë në 1973, që arriti ta bënte vetëm për dy vite të tjera, para se pjesa sovjetike të pushtonte vendin, duke i dhënë fund Vietnamit Jugor dhe duke riemëruar Saigonin, Ho Chi Minh. Që atëherë ai është një utopi socialiste.

 

4. Republika e Bashkuar Arabe

Në një përpjekje për të bashkuar botën arabe, presidenti socialist egjiptian, Gamel Nasser, mendoi se do të ishte një ide e shkëlqyer të bashkohej me fqinjin e tij të largët, Sirinë, në një aleancë për të pushtuar Izraelin, dhe për t’i bërë ato një superfuqi rajonale. Kështu u krijua Republika e Bashkuar Arabe, një eksperiment i destinuar të dështonte pothuajse që në fillim. Duke qenë shumë milje larg njëra-tjetrës, u bë e pamundur që të krijohej një qeveri e qëndrueshme, ndërkohë që Siria dhe Egjipti nuk arrinin të binin dakord mbi prioritetet kombëtare. Por vdekja e Nasserit në 1970, mungesa e presidentit karizmatik egjiptian, bëri që Republika e Bashkuar Arabe të shpërbëhej dhe të krijoheshin sërish shtetet e Egjiptit dhe Sirisë.

 

3. Perandoria Osmane 1299 –1922

Një prej perandorive më të mëdha në histori, Perandorisë Osmane, i erdhi fundi në 1922, pas një sundimi prej 600 vitesh. Pas zgjerimit nga Maroku drejt gjirit persian, dhe nga Sudani deri në veri të Hungarisë, shkatërrimi i saj ishte një proces i ngadaltë deri në fillim të shekullit XX. Por dhe atëherë, ajo ishte fuqia më e madhe në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, dhe mund të kishte qenë akoma dhe sot nëse nuk do kishte vendosur të bëhej aleate më palën humbëse gjatë Luftës Parë Botërore. Si pasojë e kësaj, ajo e gjeti veten të shpërbërë, ku Egjipti, Sudani dhe Palestina i kaluan Anglisë. Ajo mbijetoi deri në 1922, dhe u shkatërrua kur Turqia fitoi luftën e pavarësisë në 1922 dhe hoqi sulltanatin, duke krijuar kombin turk që ekziston dhe sot.

2. Sikim, shek VIII Europa Qendrore – 1975

Nëse keni dëgjuar ndonjëherë për Sikimin: Ai është një vend i vogël, i mbyllur dhe që gjendet në malet Himalajane ndërmjet Tibetit dhe Indisë. Një vend me përmasa jashtëzakonisht të vogla, ai është një nga ato vende që janë shumë pak të njohura dhe tërësisht të harruara; monarki e vogël që arriti të ekzistonte deri në shek XX, pasi vendosi të bashkohej me shtetin e Indisë. Në 1975, kryeministri i Sikimit i bëri kërkesë Parlamentit Indian që Sikimi të bëhej shtetit i Indisë. Pas një referendumi u miratua bashkimi i tij me Indinë, duke u bërë shteti i 22–të i saj.  Karakteristikat më të mira të tij? Edhe pse vetëm pak i madh se Ishulli i Rodit, ai ka jo më pak se 11 gjuhë zyrtare.

 

 1. Bashkimi i Republikave Sovjetike Socialiste (Bashkimi Sovjetik) 1922 – 1991

Një nga “republikat” më të tmerrshme që ka ekzistuar ndonjëherë, Bashkimi Sovjetik ekzistoi për shtatë dekada duke shkaktuar dëme të jashtëzakonshme, deri në rënien e tij në 1991. Ai u krijua si rezultat i ndarjes së Rusisë imperiale pas Luftës Parë Botërore, dhe të dyja arritën të ekzistonin pavarësisht politikave të papërshtatshme dhe lidershipit diktatorial. Bashkimi Sovjetik arriti të mposhte Nazistët atëherë kur të gjithë mendonin se Hitleri nuk mund të ndalohej, nënshtroi Europën Lindore për rreth 40 vjet, nxiti Luftën e Koresë në 1950, dhe rrezikoi të fillonte luftë me ShBA në 1962, duke u shfaqur si një fuqi drejtuese. Pas shpërbërjes si rezultat i rënies së Murit të Berlinit në 1989 dhe rënies së komunizmit në Europën Lindore, ai u nda në jo më pak se 15 shtete sovrane.

 

Më poshtë, mund të komentoni në lidhje me artikullin.




.
Kliko LIKE nëse të pëlqen artikulli